Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr KUMTESË NGA KËSHILLI I PËRGJITHSHËM I PARTISË PËR VEPRIM DEMOKRATIK Partia për Veprim Demokratik, në mbledhjen e Këshillit të përgjithshëm të mbajtur më 18.11. 2022, pas analizës së rezultateve zgjedhore, konstatimit që Lista e Partisë për Veprim Demokratik është ajo që ka numrin më të madh të votave në nivel të Luginës, falënderon anëtarët, simpatizantët, aktivistët dhe strukturat e veta, e sidomos komisionerët nëpër vendvotime, për angazhimin e madh për të arritur këtë fitore politke në një garë tejet të rëndë zgjedhore. Angazhimi i zgjedhësve të PVD-së, që solli fitoren e PVD-së, dëshmon sërish, se perspektiva e veprimit politik të shqiptarëve në Luginë të Preshevës mbetet perspektiva e angazhimit rajonal, në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. Në fillimin e procesit të ndërtimit të koalicionit të ardhshëm për qeverisjen e KKSH-së, Këshilli qëndror i Parisë për Veprim Demokratik, ka vendosur: • Partia për Veprim Demokratik inicon ndërtimin e një koalicioni të zgjeruar PVD – LPD – PD – PDSH duke rrespektuar parimin elementar të demokracisë – parimin e fituesit të zgjedhjeve. • Partia për Veprim Demokratik konsideron se ruajtja e bashkëpunimit me subjektet partnere i hapë rrugë jo vetëm një ndërtimi të koalicionit stabil në qeverisjen e KKSH-së por edhe ruajtjen e stabilitetit politik në nivel të Luginës së Preshevës. Në të njejtën kohë, platforma e përbashkët politike forcon elementin shqiptar në betejen e ruajtjes dhe avancimit të të drejtave kombëtare në koordinim me Prishtinën e Tiranën. • Partia për Veprim Demokratik konsideron se dakordimi me Prishtinën e Tiranën dhe me partnerët ndërkombëtar është rruga e vetme politike që duhet të udhëheq me institucionet që për qëllim kanë angazhimin për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës. Prandaj, në ditët në vijim Partia për Veprim Demokratik do të inicojë takime konsultative me subjektet tjera për ndërtimin e qverisjes së re në Këshillin Kombëtar. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Gjermani: Tre të vdekur e 16 të plagosur rëndë pasi treni del nga shinat Tre persona humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën pasi treni doli nga …