Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetarja e degës së PVD-ës në Preshevë dhe një herit këshilltare e Kryeministrit Kurti për Luginë znj.Ardita sinani ka shkruar në rrjetin social që pozita aktuale e Shqiptarëve në Luginë të Preshevës është e barabrt si në vitet e 70-ta,duke ju referuar gjendjes aktual që mbizotron në Luginë. Pozita e shqiptarëve në Luginën e Preshevës po degradohet çdo ditë e më shumë me thellimin e diskriminimit dhe shtypjes shtetërore nga Serbia. Mbetemi të përjashtuar nga çdo institucion me pushtet real ekzekutiv dhe me buxhet,ka shkruar znj.Sinani. Jemi të përjashtuar nga drejtësia, ekonomia dhe siguria, si fusha kryesore për liri, zhvillim, mirëqenie dhe barazi. Për më tepër që, e ku është edhe thelbi i problemit, Kushtetuta aktuale dhe ligjet në fuqi të Serbisë, modeli administrativo-territorial i brendshëm, si dhe klima është thellësisht antishqiptare. Madje znj.Sinani ka thënë që shqiptarët e Luginës janë sot pothuajse inekzistent në çdo institucion shtetëror që nuk qeveriset nga komunat e Preshevës dhe Bujanocit. Derisa në Kosovë ekziston Ministria për kthimin e Serbëve të shpërngulur, në Luginë të Preshevës nuk është duke u zhvilluar asnjë projekt që do të krijonte kushte për kthimin e Shqiptarëve të larguar gjatë luftës. Përkundrazi gjatë vitit 2016 pushtetit lokal në Preshevë i ishte imponuar Plani Aksional për avansimin e migrantëve ku pos migrantëve nga Lindja e Afërt dhe e Mesme, parashihej krijimi i kushteve për vendosjen e Serbëve të shpërngulur nga Kroacia, Bosnja e Hercegovina dhe Kosova. E tash së fundi qytetarëve të Luginës së Preshevës edhe iu fshihen vendbanimet duke ia cenuar të drejtat elementare, siç e ka quajtur Komiteti i Helsinkut, pastrim etnik me metoda administratrive dhe burokratike. Si rrjedhojë, po rrezikohet vet substanca kombëtare. Në Medvegjë tashmë pothuajse e kryer. Pozita aktuale e Shqiptarëve në Luginë të Preshevës është dukshëm nën nivelin e pozitës që ata e kishin në vitet e 70’ta të shekullit të kaluar,shkruan znj.Sinani. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Bashkatdhetarët sot në Kuvend Kuvendi i Republikës së Kosovës mban aktiviteti, tashmë tradicional, “Bashkatdhetarët në Kuvend”, ku për …