Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Këshilltarja e Kryeministrit Kurti znj.Ardita Sinani përmes rrjetit social ka shkruar se Shqiptarët në Luginën e Preshevës mbeten të diskriminuar dhe të shtypur si komunitet jo shumicë në Serbi,duke ju referu edhe raporteve të ndryshme ndërkombtare që paraqesin për Luginën e Preshevës. Ky është shkrimi i plotë i znj.Sinani Shqiptarët në Luginën e Preshevës në veçanti dhe ata në Serbi në përgjithësi, si komunitet joshumicë, mbeten të diskriminuar dhe të shtypur. Këtë e konfirmojnë me dekada edhe raportet e ndryshme zyrtare të instancave të Bashkimit Evropian dhe të administratave respektive amerikane. Lugina e Preshevës si rajon dhe shqiptarët në Serbi përballen me shumë probleme për shkak të mosnormalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Shumë të diplomuarëve shqiptarë në universitetet e Kosovës, shtetas të Republikës së Serbisë, nuk ju njihen diplomat për rreth 15 vite me radhë. Ky është vetëm njëri prej problemeve që ndërlidhet me raportet Kosovë-Serbi. Shumë çështje që trajtohen në dialogun Kosovë-Serbi kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me Luginën e Preshevës si rajon, e me shqiptarët e Serbisë në përgjithësi. Prandaj është kundërproduktive që në një proces normalizimi të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë të përfshihet çështja e komunitetit joshumicë serb të Kosovës dhe jo edhe çështja e komunitetit joshumicë shqiptar në Serbi. Të drejtat janë të drejta vetëm pse janë univerzale. E drejta nuk mund të jetë ekskluzive e përjashtuese. Harmonizimi i sotëm i standardeve të të drejtave të komuniteteve joshumicë midis dy vendeve dialoguese është në interes të paqes së nesërme midis tyre. E jo vetëm. Reciprociteti i të drejtave është vlera dhe zgjidhja e drejtë. Përfshirja në proces është në shërbim të stabilitetit, sigurisë, evropianizimit dhe demokracisë së Ballkanit Perëndimor. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Salihi: Krejt qëta që sot po e kritikojnë Vendimin tonë për sigurimin e autoambulancës, më së shumti intervenojnë e kërkojnë favore për veten Shefi i Investimeve Kapitale në Komunën e Bujanicit Rahim Salihu ka reagurë përmes rrjetit …