Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar z.Ragmi Mustafi është pritur sot nga zv.Kryeministri i Kosovës Besnik Bislimi me të cilin ka biseduar për shumë çështje që prekupojnë qytetarët e Luginës e mbi të gjitha edhe për “Fondin për Luginën” ku kët vitë pritet të dyfsishohet.

Këtë e ka bër të diturë vetë kryetari Mustafi pas takimit që zhvilloi sod me z.Bislimi.

Ky është njoftimi i plotë

📢 Super lajm 💥

DYFISHIM TË FONDIT PËR LUGINËN

Në kuadër të komunikimit të rregullt me Zëvendëskryeministrin e parë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, e informuam për dinamikën e re në Luginën e Preshevës, përfshirë angazhimin e mbi 450 shqiptarëve me mbështetje financiare nga RKS🇽🇰.

Bashkëbiseduam për mundësitë e reja dhe morëm zotimin për të realizuar jo vetëm buxhetin e planifikuar, por edhe mundësinë e dyfishimit të këtij fondi me hapjen e programeve të reja financimi! Mundësi e madhe për më shumë barazi dhe drejtësi sociale për shqiptarët e Luginës.

Këshilli Kombëtar Shqiptar është jetik për ruajtjen dhe kultivimin e identitetit shqiptar në Luginë. Funksionimi i tij nuk mund të rrezikohet nga asnjë axhendë që synon shuarjen e këtij institucioni!

Mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës edhe motivuar për horizontet e reja për shqiptarët e Luginës. Le të vazhdojmë të punojmë së bashku për të bërë ndikimin pozitiv! 💪🇽🇰🇦🇱

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme