Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Klubi më i sukësesshëm në Lugin të Preshevës KF Tërnoci po shqyrtonë mundësin e braktisjes së garave në rrethin ku garonë për arsye të referimit skandaloz dhe jo fer play, të një anshëm kundër ekipit të KF Tërnocit në ndeshjet që luanë musafir në brendi të Serbis njoftojnë nga klubi KF Tërnoci. Ky është njoftimi i plotë: Pas skandalit në Vlladiçin Han po e shyrtojmë braktisjen e garave Në ndeshjen e xhiros së 19-të, të cilën sot e filluam në Vlladiçin Han kundër ekipit vendës, Morava, për fat të keq as që e përfunduam. Shkaktar kryesor ishte referi i kësaj ndeshje i cili me vendimet skandaloze për menjëherë (min.65) përjashtoi 3 futbollistë tanë me karton të kuq kurse gati të gjithë pjesën tjetër të ekipit e ndëshkoi me kartona të verdhë, andaj u detyruam ta ndërprejmë ndeshjen. Këto sjellje të turpshme të referit, të papara në fushat e futbollit ishin krejtësisht të qëllimshme në mënyrë që ekipi ynë mos të ketë në dispozicion futbollistët e ekipit të parë për ndeshjet tjera. Sidomos, synimet e referit ishin që t’ na dëmtojë në ndeshjen e radhës të cilën në fushën tonë e kemi kundër Allakincës. Në ndeshjen e sotme është vënë kapaku në padrejtësitë të cilët po thuaj se në çdo ndeshje i kemi pasur në fushat mysafire. Tashmë është bërë e sigurt se ekipi ynë është duke i penguar njerëzve të Federatës dhe shkaku kryesor është përkatësia etnike e futbollistëve por edhe e gjithë mekanizmave tjerë të skuadrës. Në ambient të këtillë është e pamundur të garohet, sidomos kur kihet parasysh se të tjerët ju shohin me sy armiqësor. Është e pakuptimtë qe djemtë tanë të derdhin djersë dhe të rrezikojnë shëndetin e tyre në një Ligë, zyrtarët e së cilës, në vend të kultivimit të Fer Plejit sportiv dhe ndërtimit të urave të bashkëpunimit midis popujve, po mbjellin ndasi dhe urrjetje. Kryesia e Klubit pas konsultave që do t’i zhvillojë ditëve në vazhdim, do të paraqitet me vendim zyrtar rreth hapave të mëtutjeshme. Tërnoc, 01.04.2023 Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Italia zgjedh qeverin e re Conte kryeministër Giuseppe Conte do të betohet si kryeministër i Italisë pas pranimit të postit në …