Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Këshilltarja e Kryeministrit Kurti znj.Ardita Sinani, e shoqëruar sot edhe nga delegacioni i shqiptarëve të Luginës, po zhvillon takime tepër të rëndësishme në Strasburg. Takim tepër konstruktiv ishte bashkëbisedimi me raportuesit për Kosovën dhe Serbinë në Parlamentin Evropian, znj. Viola von Cramon dhe z. Vladimir Bilčik, të shoqëruar nga ekipet e tyre,ka shkruar Sinani. Në këto takime të frytshme ngrita çështjen e diskriminimit të shqiptarëve, veçanërisht në Luginën e Preshevës dhe domosdoshmërinë e trajtimit në kontekst të barazisë dhe lirive individuale e kolektive në bazë të konventave ndërkombëtare. E sidomos trajtimit të kësaj çështje në kontekstin e simetrisë me të drejtat e pakicës serbe në Kosovë. Agjendën dhe mbështetjen financiare për këtë vizitë, ashtu sikur edhe vizitat e kaluara në Senat, Kongres e OKB e ka mundësuar Qeveria e Republikës së Kosovës, respektivisht Kryeministri, z. Albin Kurti. Qeveria e Republikës së Kosovës viteve të fundit po mbështet fuqishëm dhe konkretisht lobimin për çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në instancat më të larta vendimmarrëse euro-atlantike,shkruan Ardita Sinani nga Strasburgu. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Pas arrestimit të Michel Platini, Anglia mund ta organizojë Kampionatin Botëror 2022 Një bastore shumë e njohur thotë se Anglia mund të jetë kandidati kryesor për …