Ambasadori Amerikan z.Kristofer Hill dhe ambasadori i OSBE-së z.Jann Brathu kanë filluar vizitën zyrtare në komunën e Bujanocit.

Fillimishtë vizitën e kanë filluar me kryetarin e komunës z.Nagip Arifi ku më pasë do të takohen me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar z. Nevzad Lutfi dhe më pasë me kryetarin e Partisë për Veprim Demokratik dhe Deputetin e vetëm shqiptarë në Parlamentin e Serbisë z.Shaip Kamberi.

Gjatë takimit është biseduar për shumë çështje si pasivizimit adresave, njohja e diplomave nga Kosova,çështja e shkollave dhe renovimi i tyre , si dhe problemet e shumta që i prekupojnë qytetarët e komunës së Bujanocit,dhe në përgjithsi Luginën e Preshevës.

Pas takimit me  z.Arifit është thirrur edhe një konferenc për media.

Në konferenc për media Ambasadori z.Hill si dhe Ambasadori z.Brathu u shprehën optimist se çështja e diplomave shum shpejt do të marrë fund dhe do të pranohen në Serbi.

Të njetit ishin optimist edhe për shumë çështje tjera të cilat janë diskutu me kryetarin Arifi.

 

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme