Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ish kryetari i Këshillit Komëtar Shqiptar dhe një herit Këshilltarë i zv.kryeministrit të Kosovës z.Ragmi Mustafi ka shkruar se ECRI kërkon përgjegjësi Serbisë për “pasivizimin” e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Ky është njofiti i plotë i z.Mustafi lidhur me raportin e ECRI Sipas raportit të Komisionit Evropian kundër Racizmit dhe Intolerancës (ECRI), i publikuar në ciklin e gjashtë të monitorimit, përfaqësimi i shqiptarëve në sektorin publik të Serbisë është minimal dhe urgjent duhet të adresohet. Vetëm 30% e forcës policore dhe nivelet e ulëta të përfaqësimit me 13% në gjyqësor, 9% në prokurori dhe vetëm 2% në institucionet tjera publike si mospërputhje thelbësore. Problematika e “pasivizimit” të rezidencave gjithashtu ka ndikim të rëndësishëm në komunitetin shqiptar, duke privuar individët nga të drejtat e tyre themelore si votimi dhe identifikimi. ECRI rekomandon masat konkrete për të adresuar këto sfida, duke përfshirë fushata rekrutimi dhe programe mentorimi për të rritur përfaqësimin dhe mundësitë e karrierës për shqiptarët. Për çështjen e “pasivizimit”, raporti propozon ndihmë ligjore për individët e prekur dhe kërkon transparencë dhe përgjegjësi nga autoritetet serbe. Këto rekomandime synojnë të sigurojnë integrimin dhe mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Serbi në përputhje me standardet ndërkombëtare të drejtësisë dhe barazisë së mundësive,ka shkruar z.Mustafi https://www.coe.int/en/web/european-commission-against-racism-and-intolerance/serbia Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Serbët kërkojnë që Trump t’i tërheqë ushtarët nga Bondsteel dhe të vendosen rusët Teoritë konspirative po vazhdojnë të jenë prezentë në debatet televizive në Beograd. Së fundmi, …