Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Prej 10 – 50 mij euro subvencione për biznesin lokal Programi i ri i Bashkimit europian „EU PRO“ ka hapur Konkurs publik për biznesin privat. Qëllimi i këtij Konkursi është furnizimi me paisje dhe sigurimi i shërbimeve më efikase për ndërmarrje mikro dhe ato të vogla. EU PRO do të finansojë projekte me vlerë prej 10 deri në 50 mij euro për biznesin lokal ndërsa afati për të dorëzuar aplikacionet është 6 Korriku. Inkurajojmë bizneset lokale të Komunës së Bujanocit që të konkurojnë në këtë program dhe i njoftojmë të njejtit që „Info dita“ ku do të mund të marrin më shumë informacione rreth këtij konkursi do të organizohet më 14 Qershor në Leskoc, Shkolla e lartë për studime profesionale (Visoka poslovna škola strukovnih studija, rr. Vlade Jovanovića 8) në orën 10. Për çdo informacion shtesë mund t’i drejtoheni Zyrës për zhvillim ekonomik lokal në Bujanoc. Ndiqeni linqet më poshtë: Radio spoti: https://youtu.be/Zt_hIhou390 TV spoti: https://www.youtube.com/watch?v=cUy6tZuW7q0 I bashkangjitur është edhe baneri i cili çon në: www.eupro.org.rs Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Mustafa: Së shpejti faza përfundimtare e dialogut Mendoj që këtyre viteve të fundit Tirana është shumë proaktive në një sens të …