Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ministri i Mbrojtjes në Serbi, Aleksandar Vulin ka vazhduar me teoritë e tij për zgjidhjen e problemeve Kosovë-Serbi. Edhe një herë ai e ka përmendur mundësinë për ndarjen e Kosovës. Sipas Vulinit, një zgjidhje e tillë do ta pengonte krijimin e “Shqipërisë së Madhe”. “Ndarja si një zgjidhje e problemit me Kosovën, është vetëm njëra nga idetë. Shqipëria e Madhe duhet të ndalet në Kosovë. Përndryshe ndalja e destabilizimit në rajon nuk do të ishte e mundur”, tha Vulin, transmeton lajmi.net. Sipas tij, ndryshimet e kufijve në Ballkan kurrë nuk do të mund të bëheshin pa përkrahjen e shteteve të mëdha. “Kurrë nuk ndryshojnë kufitë pa përkrahjen e fuqive të mëdha. Por në qoftë se ata kujdesen për paqe të qëndrueshme në Ballkan, dhe të vendosin kufij të qartë. Atëherë do të ndalohej Shqipëria e Madhe”, thotë ministri kontravers serb. Por, ai e ka theksuar përsëri që këto janë vetëm qëndrime të tij personale. Vulin thotë se qytetarët e Serbisë do të duhet të deklarohen për zgjidhjen e problemit me Kosovën. “Kur më pyesin si e sheh situatën në rajon, aëhterë shihet se situate është e paqëndrueshme. Ndryshimet e qeverisë, vendet e varfëra, faktorët e jashtëm, dhe nacionalizmi i fundit që është në kuptimin e keq për serbët”, thotë tutje Vulini. Sipas ministri serb, Evropa duhet të reagojë për deklarata e Edi Ramës për një president mbarëkombëtar te shqiptarët. “Që atëherë ka heshtje, ata nuk e kuptojnë se ka qarqe politike që e duan Shqipërinë e Madhe. KYy është rreziku më i madh”, përfundoi Aleksandar Vulin. Ndarje të Kosovës si zgjidhje me Serbinë, kanë paralajmëruar edhe zyrtarë tjerë serbë, të cilët e shohin këtë opsion si fitore për ta. Like 0
“Kurrë nuk ndryshojnë kufitë pa përkrahjen e fuqive të mëdha. Por në qoftë se ata kujdesen për paqe të qëndrueshme në Ballkan, dhe të vendosin kufij të qartë. Atëherë do të ndalohej Shqipëria e Madhe”, thotë ministri kontravers serb. Por, ai e ka theksuar përsëri që këto janë vetëm qëndrime të tij personale. Vulin thotë se qytetarët e Serbisë do të duhet të deklarohen për zgjidhjen e problemit me Kosovën. “Kur më pyesin si e sheh situatën në rajon, aëhterë shihet se situate është e paqëndrueshme. Ndryshimet e qeverisë, vendet e varfëra, faktorët e jashtëm, dhe nacionalizmi i fundit që është në kuptimin e keq për serbët”, thotë tutje Vulini. Sipas ministri serb, Evropa duhet të reagojë për deklarata e Edi Ramës për një president mbarëkombëtar te shqiptarët. “Që atëherë ka heshtje, ata nuk e kuptojnë se ka qarqe politike që e duan Shqipërinë e Madhe. KYy është rreziku më i madh”, përfundoi Aleksandar Vulin. Ndarje të Kosovës si zgjidhje me Serbinë, kanë paralajmëruar edhe zyrtarë tjerë serbë, të cilët e shohin këtë opsion si fitore për ta.
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kamberi në Beograd: Lugina e Preshevës të paraqitet si tërësi e plotë territoriale në Dialogun e Brukselit, pëndryshe, do të pasojë katastrofa (VIDEO) Kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi i ftuar në emsionin “Dita drejtëpërdrejtë” të …