Shqiponja me dy duar është kthyer në një gjest simbol tashmë pas performimit nga ana e futbollistëve shqiptarë Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.
Portreti i Xhakës ka lënë mbresa edhe në shtete të tjera të botës.
Zyrtarisht luan me kombëtaren zvicerane, por ylli shqiptar ka fansa jo vetëm në Zvicër.
TG raporton se fama e tij ka arritur deri në Iranin e largët.
Një tifoz ka pikturuar portretin e tij në murin e Ambasadës e Zvicres në kryeqytetin e Iranit, Tehran, së bashku me sulmuesin Breel Embolo.
Like 0