Faqja Kryesore Botë Talibanët e quajnë moment historik largimin e SHBA-së: Tani jemi komb i lirë dhe sovran

Talibanët e quajnë moment historik largimin e SHBA-së: Tani jemi komb i lirë dhe sovran

1 Min e Lexuar
0
0
8

Talibanët kanë përshëndetur largimin përfundimtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Afganistani.

Ata kanë thënë se tani ky shtet është “i lirë dhe sovran”, duke e quajtur si “moment historik” largimin e trupave amerikane pas 20 vjetësh, raporton AlJazeera.

Ushtarët talibanë këtë të martë e kanë marrë nën kontroll Aeroportin e Kabulit, menjëherë pasi që aty u largua ushtari i fundit amerikan. Madje kjo është shënjuar me të shtëna armësh e ndezje fishekzjarrësh.

“Nuk kemi asnjë dyshim se Emiratet Islamike të Afganistanit janë shtet i lirë dhe sovran”, ka thënë para reporterëve, Zabihullah Mujahid, zëdhënës i talibanëve.

“Amerika është mposhtur… dhe në emër të kombit tim, duam të kemi marrëdhënie të mira me të gjithë botën”.

Ai është shprehur se do ta mbrojnë lirinë, pavarësinë dhe vlerat islamike.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Botë