Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Gjykata Penale e Shkupit dënoi sot me gjithsej 81,5 vjet burg 7 të akuzuarit për tentimin për vrasjen e deputetit Ziadin Sela, që ndodhi më 27 prill të vitit të kaluar, kur turma nacionaliste maqedonase hyri me dhunë në Kuvendin e Maqedonisë. Kire Georgievski u dënua me 13 vjet burg, Oliver Oshavkovski me 10.5, Nikollçe Dimitrievski me 10.5, Aleksandar Janeveski-Toshta me 13 vjet, Andrej Micov me 10.5, Nikolla Vojminovski me 13.5 dhe Kosta Dellov me 10.5 vjet burg, raporton Portalb.mk. Aktvendimin e shqiptoi gjykatësja Sllavica Andreevska, e cila kërkoi që të akuzuarit të dërgohen drejt në burg. Dënimi është relativisht i lartë për shkak se dhunuesit kanë sulmuar deputetin, i cili zgjidhet nga populli, si dhe e kanë sulmuar në organin më të rëndësishëm shtetëror. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Në takimin e shtatorit në Bruksel diskutohet për Luginën Zyrtarë të Presidencës së Kosovës kanë bërë të ditur për gazetën “Zëri” se në …