Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ragmi Mustafa, shef i këshilltarëve të Partisë për Veprim Demokratik (PVD) në Asamblenë Komunale të Bujanocit, subjekt ky politik që udhëheq me këtë Komunë, ka deklaruar për “Zërin” se shkëmbimi i territoreve mund të ndodhë vetëm me pajtimin e dy palëve, por që, sipas tij, mundësia për të ndodhur një gjë e tillë është shumë e vogël. “Procesi i shkëmbimit të territoreve është me shumë të panjohura dhe jo i qartë”. Mustafa thotë se nuk pret që të ndodhë shkëmbimi i Luginës së Preshevës me veriun e Kosovës, por që, siç thotë ai, historia na ka mësuar që jo rrallëherë ndodh e pamundshmja. Edhe Mehmet Azizi, aktivist politik nga Presheva, thotë se qe disa muaj kanë nisur një fushatë politike që Lugina e Preshevës të bëhet pjesë e fazës finale të dialogut me Serbinë, duke kërkuar për shqiptarët e Luginës reciprocitet me serbët e Kosovës. “Ne presim që përfundimi i këtyre bisedimeve t’i zgjidhë problemet shqiptaro-serbe”, është shprehur ai. /ZERI/ Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Dita ndërkombëtare e të drejtave të njeriut Data 10 dhjetor është shpallur Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut. Kjo datë …