Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ka thënë se për Serbinë një zgjidhje kompromisi me Kosovën është “demarkacioni dhe ndalimi i përhapjes së Shqipërisë së Madhe”. Vulin, në një intervistë për gazetën “Kurir”, ka thënë se pret që Prishtina t’i vazhdojë provokimet dhe përpjekjet për të ndërprerë dialogun. “Ata e dinë se negociatat me Vuçiqin nuk janë të mira për ta, dhe këtë e pranojnë me vështirësi”, ka thënë Vulin, përcjell Telegrafi. Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani. I pyetur se si as pas gjashtë muajsh nga vrasja Oliver Ivanoviqit, nuk ka ndonjë rezultat nga hetuesia, ai tha se “Prishtinës dhe një pjese të madhe të komunitetit ndërkombëtar u konvenon që të mos arrihet deri tek zgjidhja” e rastit. “Do të doja të kishim kontroll të plotë që do të na mundësonte ta zgjidhim krimin, por nuk e kemi, prandaj mundësitë tona janë ngushtuar”, tha Vulin, duke shtuar se “ata nuk do të ndalojnë kërkimet për vrasësit e Ivanoviqit” Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Morena ‘rrugës për parajsë’ në aeroplan privat Morena Taraku duket se do të kalojë ditëlindjen në një vend që ajo e …