Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se vendimi i Gjykatës së Drejtësisë në Hagë është ngjarja më e rëndësishme e historisë së shtetit të ri të Kosovës, që nga shpallja e tij në vitin 2008.
Pra, sipas presidentit Thaçi, ky vendim konfirmoi përputhshmërinë e vullnetit të qytetarëve të Kosovë për shtetin e vetë me legalitetin ndërkombëtar.
Me këtë, ka shtuar tutje Thaçi, është bërë legalizimi i plotë i pavarësisë.
Andaj, siç ka thënë tutje Thaçi, Kosova në këtë fazë përmbyllëse me Serbinë vlerëson se normalizimi i marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë do të bëhet përmes njohjes reciproke, si dy shtete të pavarura dhe sovrane.
Gjatë konferencës me gazetarë, Thaçi ka folur edhe rreth vlerësimit të fundit të Komisionit Evropian për përmbushjen e të gjitha kushteve për liberalizim vlerësoj se hapat në të ardhmen do të jenë vendimtarë.
Në këtë drejtim, duke u ndërlidhur përsëri me temat aktuale, Thaçi konsideron se Kuvendi, Presidenca, Qeveria, të gjitha institucionet do ta bëjnë rrugëtimin e përbashkët për të përshpejtuar angazhimet që Kosova të jetë pjesë e të gjitha institucioneve ndërkombëtare, duke përfshirë edhe përmbylljen e dialogut me Serbinë.
“Kuvendi i Kosovës të jetë i përfshirë drejtpërsëdrejti në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Edhe sot kërkoj nga partitë parlamentare, nga Kuvendi i Kosovës që t’i merr përgjegjësitë e veta kushtetuese”.