Agjencia e famshme britanike e lajmeve, Reuters ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është i gatshëm për kompromis me Kosovën.

Sipas Reuters, Vuçiq do të pranojë kompromisin në përcaktimin e kufirit me Kosovën vetëm për një arsye, që Serbia të plotësojë kushtin e fundit për bashkimin në BE.

Magazina.com
Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani.

 

Gjithnjë sipas kësaj agjencie, politika serbe e udhëhequr nga Vuçiq do të kërkojë dhe do të arrijë autonomi më të madhe për enklavat serbe në Kosovë, mbrojtjen e manastireve ortodokse dhe kompenzime financiare për objektet industriale e energjetike që politika serbe i cilëson si prona të saj.

Reuters potencon se Vuçiq do të ketë kundër ideve të tij Kishën Ortodokse Serbe dhe politikanët nacionalistë serbë

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme