Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Fjalët e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për bashkimin e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës me Kosovën, po vërtetohen të jenë vetëm lojë e tij me Luginën. Mediave austriake, Thaçi u ka thënë që s’do të ketë shkëmbim territoresh me Serbinë. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ripërsëritur qëndrimet e tij se marrëveshja finale me Serbinë duhet të përfshijë njohje reciproke mes dy vendeve si dhe anëtarësim të Kosovës në organizata ndërkombëtare. Në një intervistë për “Der Standard”, Thaçi ka thënë se është e tija ideja për korrigjimin e kufijve. Ai ka shtuar se kjo ide deri më tani nuk ka qenë në tavolinën e diskutimeve në Bruksel. Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani. “U bënë tash e gjashtë vjet qysh prej fillimit të negociatave me Serbinë. Tani kemi hyrë në fazën finale të këtij procesi. Deri më tani, kemi folur vetëm për procesin por jo edhe për detaje. Ideja për korrigjimin e kufijve është e imja. Si dhe ideja për përfshirjen e Luginës së Preshevës është e imja. Megjithatë deri më tani kjo nuk ka qenë subjekt i diskutimeve në Bruksel. Por gjithsesi në të ardhmen do të flitet për këtë. Ka shumë dallime, mirëpo e vetmja mënyrë është vazhdimi i dialogut”, ka thënë Thaçi. Thaçi është kundërpërgjigjur edhe ndaj zërave se korrigjimi i kufijve përfshin shkëmbim dhe ndarje të territoreve, për të cilën ka thënë se nuk do të ketë një ndarje të tille, si dhe nuk do të ketë shkëmbim të territoreve. “Kosova nuk do të ndahet, nuk ka as shkëmbim të territoreve. Dhe një gjë të tillë nuk besoj që do ta sugjerojë as Vuçiq. Duhet të punojmë për zgjidhjen e dallimeve që janë tash e 200 vite. Ne nuk duhet të jemi peng i kufijve të caktuar gjatë regjimit të Titos. Jugosllavia nuk ekziston më”, është shprehur presidenti i vendit. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Shtyhet takimi Trump-Putin Kremlini ka njoftuar se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të mos …