Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Shqiptarët e Luginës së Preshevës po vazhdojnë të diskriminohen nga Serbia në të gjitha sferat e jetës, e edhe kur është në pyetje arsimi. Lugina e Preshevës po vazhdon të përballet me ndalesën e librit shqip për nxënësit shqiptarë. Libri shqip ne Luginën e Preshevës është bërë “mall” i ndaluar, thekson Fatmir Arifi, veprimtar për të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Në shekullin XXI në mes të Evropës shqiptarët në Luginë të Preshevës janë të vetmit të cilëve u mohohet libri shqip madje dhe Abetarja. Shqiptarëve në Luginë të Preshevës po u mohohet e drejta themelore për t’u arsimuar me libra në gjuhën amtare. Libri shqip po ndalohet si në kohën e mesjetës”, thotë Arifi. Sipas tij, kjo gjendje duhet të jetë kambanë zgjimi për shtetet dhe institucionet shqiptare si dhe ato ndërkombëtare, duke përfshirë edhe secilin individë që e quan veten shqiptar. “Kjo është çështje kombëtare dhe si e tillë na përket të gjithëve”, thotë ai. Arifi thekson se shtatori, muaji i parë i vitit shkollorë në Luginë të Preshevës, po synohet të kalojë në heshtje dhe se fatkeqësisht kërkesat dhe nevojat e nxënësve shqiptar për ta gëzuar të drejtën e arsimimit me libra në gjuhën e tyre amëtave po bien ne vesh te shurdhët. “Tragjedia nuk përfundon këtu. Tragjedia më e madhe është se të vetëquajturit lider të Luginës nuk kanë synim ti pajisin fëmijët tanë me dije. Ata duan qytetarë injorant që ti’ përdorin si makineri votimi”, thotë veprimtari Fatmir Arifi, që njëherësh është edhe hulumtues shkencor në Institutin e Historisë-“ Ali Hadri” në Prishtinë. Sipas tij, Serbia karshi shqiptarëve, është po ajo që ka qenë vazhdimisht dhe përveç tjerash, asaj po i pengon edhe Abetarja, po i pengon libri shqip. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Vuçiq takohet sot me kandidatët e Listës Serbe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohet sot me kandidatët e Listës Serbe. …