Fjalimi i presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Kosovë ngjante me një thirrje për paqe dhe pajtim, por retorika e tij nacionaliste e koduar dhe lavdërimi për Sllobodan Millosheviçin treguan se ëndrra për një “Serbi të madhe” vazhdon,

Fjalimin e kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq e kanë përcjellë me vëmendje edhe në rajon. Ndaj ekspozimit të Vuçiqit ka reaguar kreu shtetëror i Kroacisë, por para se gjithash politikanët nga Bosnja dhe Hercegovina, shkruan gazeta serbe N1

Millosheviqi dhe Knini – dy fjalë të fjalimit të kryetarit të Serbisë në Mitrovicën e Veriut e kanë trazuar rajonin. Politikanëve nga Bosnja dhe Hercegovina ju ka penguar ajo që Vuçiq ka thënë se Sllobodan Millosheviq ka qenë “lider i madh serb, me qëllime më të mira”.

Shefik Xhaferoviq nga Partia e Aksionit Demokratik konsideron se Vuçiq në Kosovë e ka përlëvduar Kasapin e Ballkanit.

Magazina.com
Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani.

“Serbia duhet të shkojë rrugës së ballafaqimit me të kaluarën. Pra, që ta kuptojë më në fund se ajo çfarë ka bërë Serbia në Bosnje dhe Hercegovinë, është sanksionuar si ndërmarrje kriminale e organizuar, dhe se kjo është definuar në Hagë, është definuar edhe me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë dhe se kjo nuk është rrugë me të cilën duhet të shkojë rajoni. Para se gjithash Serbia”, ka thënë Xhaferoviq, transmeton Insajderi.com.

Fjalimin e Vuçiqit e ka dënuar edhe lideri i Lidhjes për Ardhmëri Fahrudin Radonçiq.

“Tubimi i Gazimestanit me disa qindra mijëra serbë në vitin 1989 ishte hyrje në agresionin brutal të regjimit të Millosheviqit, në të cilin vet Vuçiq ka qenë ministër, të kryer ndaj Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Kosovës. Vuçiq po e falsifikon historinë kur sot e quan Millosheviqin lider i madh, sepse bëhet fjalë për gjakatarin më të madh të Ballkanit për shkak të politikës së të cilit kanë humbur jetët disa qindra mijëra njerëz të pafajshëm”, ka thënë ai.

Politikanët kroatë i ka penguar se gjatë fjalimit në Kosovë, Vuçiq ka thënë se serbët janë vrarë në Knin, në të cilin sot valon flamuri kroat e i cili kurrë nuk ka qenë atje.

“Është e qartë se Vuçiq, me tregimin për flamur, ka thënë se Knin kurrë nuk ka qenë i Kroacisë. Unë menjëherë do ta tërhiqja ambasadorin nga Beogradi”, ka shkruar në Twitter ish kryeministrja Jadranka Kosor.

Presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar Kitanoviq konsideron se Kroacia po i jep shumë rëndësi Vuçiqit.

“Ne i kemi çështjet tona, merremi me Kroacinë, merremi me rrugën e Kroacisë kah prosperiteti, dhe kurrqysh nuk do të lejoj që zotëri Vuçiq të më imponojë çfarëdo teme me që unë të merrem me të, e as që do të bie në atë nivel që t’i komentojë fjalimet e tij, sepse mendoj se ai më së miri flet për vete”, ka vlerësuar Grabar Kitanoviq.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme