Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Paqartësi të shumta ka prodhuar tentativa e presidentit Hashim Thaçi për ndryshimin e kufijve, në kuadër të marrëveshjes finale me Serbinë. Ai refuzon të flasë për parimet dhe kriteret mbi të cilat synohet të zhvillohet ky ndryshim i mezhdave. Në mungesë të një dokumenti të përbashkët të spektrit politik, ku do të vendoseshin qëllimet e Kosovës dhe vijat e kuqe në dialog janë paralajmëruar rreziqe të shumta në këtë proces. Ndërkaq Lëvizja Vetëvendosja ka vijuar me takimet mobilizuese, në kundërshtim të idesë së presidentit për korrigjim kufijsh, shkruan sot “Koha Ditore”. Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani. Njohës të Kushtetutës kanë përmendur një varg rreziqesh që bart procesi eventual i rivizatimit të kufijve. Juristi Vigan Qorrolli ka theksuar se derisa flitet për rregullim kufijsh, askush në Kosovë “përveç presidentit Thaçi duket se nuk i di parimet mbi të cilat po zhvillohet ky ‘ndryshim kufijsh’”. “Mbase nuk i ka të njohura as ai vetë. Z. Thaçi duhet t’i sqarojë parimet e këtyre negociatave, cilat janë kriteret mbi të cilat ai mbështetet, nëse vlen ai etnik, demografik, ekonomik, apo historik. Çka do të fitojë Kosova dhe çka do të humbë ajo? Çka është më kryesorja, cili kriter i së drejtës ndërkombëtare do të ndiqet”, ka thënë Qorrolli, i cili si fushë specializimi i ka kufijtë në të drejtën ndërkombëtare. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Shkon në 910 numri i viktimave nga koronavirusi, shënohet rekord ditor Numri i personave të vdekur nga koronavirusi ka shkuar në 910, ndërsa vetëm gjatë …