Ish shefi i kabinetit të kryetarit të komunës së Bujanocit, gjatë mandatit 2012-2016, Arbër Pajaziti, edhe zyrtarisht është kandidat për kryetar të Këshillit Kombëtar Shqiptar nga rradhët e Alternativës për Ndryshim të Shqiprim Arifit.

Kandidimi i Arbër Pajaziti, u publikua, mbrëmjen e së dielësë, pasi që organet e APN-se, vendosën pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e ardhshme të KKSH-së, të cilat do të zhvillohen më 4 nëntor.

Magazina.com
Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani.

Në këto zgjedhje, APN do të hyje e vetme, ndërsa lista prej 15 kandidatëve për kuvendin e Këshillit Nacional, do të plotësohet gjatë ditëve në vijim.

Kujtojmë se, Arbër Pajaziti, gjatë zgjedhjeve të kaluara për KKSH (24 tetor 2014), ishte bartës i listës së “Partisë Demokratike – Dr.sc.Nagip Arifi”, ku pas formimit të shumicës së re, Pajaziti, ushtroi funksionin e zëvendëskryetarit të organit të ekzekutivit në institucionin më me vlerë për shqiptarët.

Por, pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, dhe formimit të qeverisjes së re në Bujanoc, ku Partia Demokratike, mbeti në opozitë, Arbër Pajaziti braktisi partinë “e zemrës”, e cila e kishte deleguar në KKSH. Sot, ai mbanë postin e kryetarit të degës së APN-së në Bujanoc./Lugina-Lajm/

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme