Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ideja e shefit të shtetit, Hashim Thaçi, për “korrigjimin” e kufijve me Serbinë ka hapur një betejë me shefin e Qeverisë Ramush Haradinajn dhe atë të Kuvendit Kadri Veselin, të cilët po shprehen kundër prekjes së kufijve. Sipas analistëve, kjo përplasje ndërmjet krerëve institucionalë mund të përfundojë me rrëzimin e Qeverisë dhe me shkuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme, shkruan sot Gazeta “Zëri”. Përpos që në asnjë rrethanë nuk po arrihet të krijohet një konsensus mes pushtetit e opozitës sa i përket çështjes së dialogut me Serbinë, një dakordim rreth kësaj çështjeje nuk po ia dalin ta gjejnë as shefat e tri institucioneve kyçe të Republikës së Kosovës. Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari Kadri Veseli po vazhdojnë të mos kenë një qëndrim të unifikuar rreth fazës finale të negociatave me Serbinë, respektivisht rreth idesë për korrigjimin e kufirit Kosovë – Serbi. Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani. Madje ditët e fundit është shpërfaqur një konflikt i ashpër verbal në mes të shefit të shtetit dhe atij të Qeverisë. Përderisa presidenti Thaçi e ka kërcënuar me rrëzim të Qeverisë Haradinajn, po qe se nuk e mbështet idenë e korrigjimit të kufirit, ky i fundit i është kundërpërgjigjur Thaçit duke i thënë se kjo ide për ndryshim kufijsh tashmë ka vdekur. Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se kjo përplasje për kufijtë mund të bëhet shkas për rrëzimin e Qeverisë dhe për shkuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme Like 1+
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Këshilli për siguri dhe parandalim të komunitetit,sot ka mbajtur mbledhje e dytë punuese Këshilli për siguri dhe parandalim të komunitetit, i cili është trup punues i Kuvendit …