Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr “Pse po pyetni kur ju e dini qëndrimin e Britanisë. Pozita jonë nuk ka ndryshuar që nga vitit 2005″, është përgjigjur ambasadori britanik. Kujtojmë se kundër korrigjimit të kufijve përpos Britanisë ka dal edhe Gjermania, të cilët kanë thënë se thirrjet për ndryshimin e kufijve të Ballkanit mund të sjellin destabilizim. O’Connell po ashtu ka theksuar se qytetarët janë ata të cilët duhet të vendosin për ndryshime në Kosovë. Në një përgjigjej të tij gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në Facebook, O’Connell ka shkruar se: ” Nuk ka rëndësi se si e vlerësoj unë. Ajo që ka rëndësi është si e vlerësojnë qytetarët. Kam katër vite që jap porosi të njëjtë. Nëse qytetarët dëshirojnë ndryshimin dhe nëse vlerësojnë se politikanët duhet të mbahen përgjegjës, atëherë ata duhet të flasin vetë dhe ta bëjnë ndryshimin. Askush nuk mund ta bëjë këtë për ju. Mos prisni që Bashkësia Ndërkombëtare apo diplomatët ta bëjnë këtë. Por unë jam optimist, flas çdo ditë me qytetarët dhe e di energjinë e tyre por për këtë duhet të kenë shpresë dhe besim që ata mund ta ndërtojnë një të ardhme më të mirë” Ndryshe, sot në Bruksel pritet të mbahet takimi i radhës ndërmjet dy presidentëve, atij të Kosovës, Hashim Thaçi dhe të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Thaçi ditë më parë ka thënë se duhet një marrëveshje gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve. Presidenti i vendit ka prezantuar edhe idenë e korrigjimit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por që po kundërshtohet ashpër edhe nga partitë politike në vend. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Piktura në murin e ambasadës zvicerane! Shqiponja me dy duar është kthyer në një gjest simbol tashmë pas performimit nga …