Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Para udhëtimit për në Maltë, Kombëtarja e Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri” ka mbajtur stërvitjen e fundit në Kosovë, ngase në Maltë do të ketë edhe dy stërvitje. Në një atmosferë sportive dhe pune, me përkushtim më të madh të vetëdijshëm për rëndësinë e ndeshjes dhe të pikëve, djemtë e Kombëtares treguan gjithë seriozitetin dhe vullnetin e tyre që nga Malta të kthehen me gjah të plotë. Edhe në këtë stërvitje veç përgatitjes fizike ata nën urdhrat e Shtabit teknik, provuan skemat tekniko-taktike të lojës, gjuajtjet nga këndi, gjuajtjet e lira dhe ato nga pika e bardhë. Djemtë pas stërvitjes u shprehen me optimizëm për një rezultat pozitiv. Like 0