Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Erion Muji, 16-vjeçar së bashku me dy shokët e tij ka tri ditë që është zhdukur. Të premten e kësaj jave Erioni ishte lajmëruar së fundi në vendin e tij të punës në orën 13:00, ndërsa në orën 18:00 i kishte dërguar mesazh familjarëve të tij se ndodhet në Hungari. B.K i afërm i Erionit ka thënë për lajmi.net se familja nuk kanë qenë në dijeni se personat në fjalë donin të largoheshin jashtë Kosovës. Ai ka thënë se policia është në kërkim të tyre. Tutje, B.K ka treguar se ditën e premte Erioni ishte larguar me katër shokë të tij mirëpo njëri nga ta dje është kthyer dhe është lajmëruar në polici ndërsa të tjerët ende nuk janë bërë të gjallë. “Ai që është kthyer në polici ka deklaruar se ishin kthyer bashkë në stacionin e autobusëve në Gjilan, mirëpo askush nuk i ka parë të tjerët”. Telegrafi ka tentuar të flasë me Policinë Rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani por nuk ka mundur të marrë përgjigje. Familjarët lusin ata që i shohin fëmijët në foto të lajmërojnë Policinë e Kosovës. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Dilema në Prishtinë e Beograd për takimin e 1 Korrikut në Paris Kosova po bën përgatitjet e duhura për takimin e Parisit që mbahet më 1 …