Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka theksuar se LDK-ja kanë arritur pajtim me PDK-në dhe Nisma-n për Kosovën për votimin e demarkacionit. Ai këto komente i ka bërë në një prononcim për media në Kuvendin e Kosovës. “Ne kemi arritur marrëveshje me PDK-në dhe Nisma-n, presim reflektim nga AAK-ja. Ne pas një pune të madhe kemi arritur që t’i kemi 27 vota të të gjithë grupit parlamentar”, ka shtuar Hoti. Sipas tij, nuk ka kuptim që raporti i Shpetim Bulliqit të merr fuqi juridike, sepse ai është në kundërshtim me marrëveshjet e arritura në mes presidentit të Kosovës dhe Malit të Zi. “Presim që të gjitha partitë politike të paraqiten në Kuvend dhe ta mbyllim këtë çështje dhe mos t’i kemi skenat e gazit”, ka theksuar Hoti. /Telegrafi/ Like 0
Afera 2 milonëshe, Albulena Balaj e liron nga detyra këshilltaren e saj Zv. kryeministrja, Albulena Balaj, ka liruar nga detyra këshilltaren e saj Hajrie Gashi, pasi …