Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ndalesat dhe dënimet për përdorimin e flamurit kombëtar në këtë trevë shqiptare nga autoritet e Serbisë nuk i pengojnë shqiptarët që ta festojnë 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit. Ata thonë se pavarësisht se gjobiten për vendosjen e flamujve nuk do të ndalen së festuari Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi, Ragmi Mustafa, ka thënë se shqiptarët në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë nuk do të ndalen së festuari Ditën e Flamurit. “I pëlqeu dikujt ose i pengoi, flamuri kombëtar shqiptar ka valuar gjithmonë mbi Luginën e Preshevës më 28 Nëntor. Edhe këtë nëntor do të veprohet njëjtë. Këtë e pati kuptuar edhe regjimi i Millosheviqit, duhet ta kuptojë edhe Serbia e Vuçiqit. Megjithatë, shqiptarët e Preshevës, të Bujanocit e të Medvegjës janë besimplotë në pritje të një ‘Nëntori të Tretë’”, ka deklaruar Mustafa për gazetën “Zëri”. Serbia është sot e vetmja republikë ish-jugosllave ku banon një pakicë kombëtare shqiptare që i ndalon me ligj simbolet kombëtare shqiptare. Si reagim i kësaj shtypje, pothuajse çdo vit janë organizuar forma të ndryshme të protestës në Luginën e Preshevës, për ta fituar këtë të drejtë elementare. Ato kërkesa legjitime janë shpërfillur vazhdimisht nga Beogradi zyrtar, në emër të asaj se këto simbole janë identike me ato të një shteti tjetër, në këtë rast me atë të Republikës së Shqipërisë. Ndryshe nga shtetet e tjera në rajon, ky argument po përdoret vetëm nga Serbia shtetërore. E njëjta që i do simbolet e veta kombëtare gjithandej në rajon, e veçanërisht në Kosovë dhe në Bosnje. Qeveritë respektive të Serbisë vazhdojnë të trumbetojnë se po respektojnë të drejtat e shqiptarëve që jetojnë në Serbi. Por, pikërisht ndalimi ligjor i përdorimit të simbolit kombëtar nga autoritetet shtetërore dëshmon diskriminimin dhe shtypjen e shtetit ndaj diversitetit, të ndryshmes, asaj që nuk është serbe. Edhe sot, jo pak shqiptarë të Luginës nuk mund të jetojnë në vendlindje për shkak të ngritjes së flamurit kombëtar shqiptar. Shumë të tjerë përballen me procese gjyqësore. Kjo politikë në emër të shtetit ligjor është në fakt politikë e dëbimit të tjetrit. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Zyrtare: Seanca e Kuvendit Komunal në Preshevë e paraparë për sot do të mbahet më 13 mars 2019 Sot siç dihej në orën 12:00 ishte paraparë që të zhvillohet seanca e II-të …