Këshilli Kombëtar Shqipëtar në bashkëpunim me Qendrën Kinematografike të Kosovës dhe me koordinatorin për kulturë pranë kabinetit të Kryetarit të komunës së Bujanocit, Nagip Taipi-n me mbështetjen e Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc organizon për herë të parë festivalin “JAVA E FILMIT TË KOSOVËS NË BUJANOC” ,nga data 10 deri më 15 dhjetorë 2018.

Gjatë këtij festivali do shfaqen gjithësej 5 filma të metrazhit të gjatë dhe vlenë të theksohet se që të gjithë këta filma janë të nominuar dhe fitues të çmimeve ndërkombëtare të filmit.
Le të jetë ky një fillim i ri i një bashkëpunimi të vazhdueshëm mes institucioneve lokale si dhe një nismë e mbarë e bashkëpunimit me institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës me projekte konkrete.

Ju ftojmë të gjithë qytetarëve posaçërisht juve dashamirë të filmit që të vini dhe shihni disa ndër filmat më të mirë kosovar, të vlerësuar edhe nga kritikët ndërkombëtar të filmit .

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme