Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr 24 automjete ushtarake i erdhën dje Kosovës nga Amerikë, në prag të formimit të Ushtrisë së Kosovës. 24 automjete të tipit “Humvee” pritet ta ndihmojnë FSK-në në rrugën e saj drejt transformimit në Ushtri. Ndaj kësaj ka reaguar ashpër së fundi edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq. “Tani kemi nevojë për më pak tension, një ushtri e re e Kosovës dhe përdorimi i barutit do të mund ta shtynte gjithë rajonin në një humenrë”, tha Gjuriq, transmeton Insajderi. Ai foli përsëri edhe në lidhje me taksën e vendosur nga Kosova ndaj produkteve serbe dhe boshnjake. Deklaroi se dikush po dëshiron një situatë të tensionuar në Kosovë. “Gjithë kjo që kemi bërë në periudhën e mëparshme synon normalizimin e situatës në Kosovë, por dikush dëshiron një gjendje të parregullt”, tha Marko Gjuriq. Ndryshe votimi i Ushtrisë së Kosovës pritet të bëhet të premten nga ora 10:00. /Insajderi.com Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
PDSH ftonë gjitha partit për krijimin e një shumice të re në Preshevë Kryesia dhe Grupi i Këshilltarëve të Partisë Demokratike Shqiptare pas diskutimeve dhe analizës rreth …