Delegacioni kosovar në krye me kryeministrin Ramush Haradinaj së bashku me zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian janë duke e zhvilluar takimin për mbledhjen e tretë të Këshillit për Stabilizim-Asociim në Bruksel.
Në takim janë duke marrë pjesë Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini dhe Komisionari, Johanes Hahn, ndërsa përfaqësuese nga Kosova janë Kryeministri Ramush Haradinaj, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, zëvendëskryeministrat, Enver Hoxhaj dhe Behgjet Pacolli.
Pjesë e diskutimin pritet të jetë taksa e vendosur nga Qeveria e Kosovës karshi mallrave që vijnë nga Serbia e Bosnje Hercegovina.
Ndër të tjera, pritet të diskutohet edhe tema jashtë rendit të zakonshëm të këtij Këshilli.
Like 0