Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka organizuar sot një takim joformal me liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel. Në këtë takim do të marrë pjesë edhe komisioneri për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ku do të diskutohet për zhvillimet e fundit mes dy shteteve. Pos Thaçit e Vuçiq, në takim do të jenë të pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev dhe kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Herzegovinës, Denis Zvizdiq. Ndryshe, një ditë më parë kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se shefja për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian, Mogherini e ka devijuar dialogun dhe ka nxjerr shqetësime në rajon. Haradinaj theksoi se procesi i dialogut Kosovë-Serbi ka dalë nga binarët. Sipas Haradinajt nuk është vonë që të kthehet korniza e dialogut, e që ka qenë normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi, e jo të diskutohet për ndarje apo shkëmbim territoresh. “…Nëse ndodh është shumë mirë, nëse jo shpresat tona janë te një përfaqësues i lartë i ardhshëm”, tha Haradinaj, duke kërkuar rol udhëheqës të QUINT-it në dialogun Kosovë-Serbi, sidomos të SHBA-ve dhe Gjermanisë. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Mustafi: S’mund të arrihet normalizim mes Kosovës dhe Serbisë, duke mos e trajtuar Luginën Përfaqësuesit shqiptar të Luginës së Preshevës kanë nënshkruar një deklaratë e cila përfshinë disa …