Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri përmes një shkrimi në Facebook ka komentuar marrëveshjen për konsensus sa i takon ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi, mes partive politike. Beqiri ka lavdëruar partinë e tij duke thënë se pavarësisht se gjenden në opozitë dhanë kontributin për të mirën e qytetarëve. “Qytetarët e Kosovës meritojnë të lëvizin lirshëm,meritojnë dhe e kemi obligim dhe për nder të jemi në shërbim të tyre. Lidhja Demokratike e Kosovës edhe këto ditë tregoi se është parti që punon për të mirën e vendit. Pavarësisht se jemi për momentin në opozitë, ne dham dhe do të japim kontributin tonë për të mirën e qytetarëve tonë”, ka shkruar Beqiri. Ka thënë se pas gjetjes së rrugëdaljes për ratifikimin e demarkacionit shpreson që kjo çështje të përfundoj. Po ashtu ka thënë se nuk ka qenë e lehtë të diskutohet për këtë çështje. “Gatishmëria jonë, qëndrimi ynë për gjetjen e rrugëdaljes për Ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit, shpresojmë të përfundoj me kryerjen e këtij obligimi. Nuk ishte e lehtë të dialogohet këto ditë për tu mirëkuptuar oferta jonë si rrugëzgjidhje, mirë që kjo u bë. Padrejtësisht kjo u vonua mbi dy vite,me çka u dënuan qytetarët tonë. LDK ishte dhe mbetet garancë e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Beqiri. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Në BE nuk flasin, në Kosovë shpallet shtyrja e liberalizimit të vizave Çështja e liberalizimit të vizave është bërë pjesë e debateve të ashpra politike ndërmjet …