Arian Daci, djali i Nexhat Dacit, ka vdekur sot pas një aksidenti që ka pasur në Brezovicë.
Ilir Morina, drejtori i Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit në Kosovë, ka thënë se nga orteku që ndodhi në Brezovicë, një person ka vdekur.
Orteku i borës ka ndodhur rreth orës 15:00. Mbikëqyrësi i qendrës që e ka angazhuar agjencia, ka shpëtuar një person, duke e nxjerr në çastet e fundit të jetës.
Por, konfirmohet se viktima është djali i Nexhat Dacit, Arian Daci. Vdekjen tragjike të zëvendësinistrit e ka konfirmuar, Ben Islami në fb.
41 vjeçari ishte i shkolluar për farmaci derisa në Prishtinë njihej si djalë modest. Kishte punuar për një kohë në një kompani të sigurimeve.
“Daci jonë, ti shkove e neve zemrën na theve, njeri ma i omël edhe ma i nalun në botë. Te don Batoni me zemër”, ka shkruar në Fb, një shok i Arian Dacit, posa ka marrë lajmin për vdekjen e tij.
Ariani ishte emëruar Zëvendësministër i Diasporës në Qeverinë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj. Ky i fundit i ka shprehur ngushëllime Familjes Daci posa ka marrë lajmin për vdekjen e Arianit.
Djali i Nexhat Dacit ishte i apasionuar pas skijimit dhe sporteve të rrezikshme.
Në profilin e tij në Fb, Ariani ka shumicën e fotove nga terrenet e rrezikshme të skijimit.