Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka quajtur “pazar” dialogun me Serbinë.

Ai ka paralajmëruar se nëse nuk ndalen idetë e presidentit që në dialog të diskutohen territoret e Kosovës, kjo Lëvizje do të organizojë protesta masive.

“Protesta e 29 shtatorit ka qenë masive por ajo do të jetë e vogël krahasuar me protestat e ardhshme nëse nuk ndalet ky president”, ka thënë Kurti.

Kurti u shpreh se nuk është e drejtë të dialogohet në Bruksel përderisa për luftën në Kosovë po gjykohet UCK e jo ushtarët e Serbisë.

“Nuk ka kuptim dialogu përderisa dërgohen ftesa nga gjykata speciale për ushtarët e UCK-së. Edhe gjykata edhe negociata nuk shkon. Nuk guxojmë të gabojmë duhet të nxjerrim mësime nga gabimet e dialogut 6 vjeçar”, theksoi ai.

Ai tha se Partia e tij mban qëndrim të kundërt me presidentin e kryeparlamentari, pasi siç tha ai ata duan të hiqet taksa e  të mbetet kryeministër Haradinaj ndërsa Vetëvendosje e dëshiron të kundërtën taksa të mbetet e kjo qeveri të rrëzohet.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme