Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti ka filluar t’i paralajmërojë qytetarët e Kosovës dhe të Shqipërisë që të përgatiten për një “Pranverë shqiptare”, duke aluduar në organizimin e protestave masive kundër idesë së presidentit Hashim Thaçi për marrëveshjen finale me Serbinë. Ai po synon përkrahje edhe nga Shqipëria. Ka disa ditë që kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, po paralajmëron organizimin e protestave në Kosovë. Madje në njërën nga seancat e fundit të Kuvendit ai kishte deklaruar se Vetëvendosja do të organizojë protesta masive kundër presidentit të vendit Hashim Thaçi nëse ai nuk heq dorë nga ideja e tij për korrigjim të kufijve. Të njëjtin paralajmërim për protesta Kurti e ka bërë edhe të hënën në një bashkëbisedim me studentët e Tiranës, madje ai është shprehur se në gjendjen në të cilën ndodhen Kosova e Shqipëria duhet të përgatiten për një “Pranverë shqiptare”. “Presidenti Thaçi dhe njerëzit e tij po këmbëngulin me pazaret me territor. Le ta dinë se nëse vendosin të na sjellin para një akti ose fakti të kryer me një marrëveshje që prek territorin e Kosovës protestat jo vetëm që do të përsëriten, por nuk do të jenë shumë më madhështore”, ishte shprehur Kurti. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Vuçiq: Pas 45 ditësh marrim një vendim të rëndësishëm për Kosovën Serbët nga Kosova kërkuan në një takim me presidentin serb Aleksandar Vuçiq për të …