KONKURS PUBLIK – për financimin e programeve vjetore dhe projekteve të organizatave sportive me seli në territorin e Komunës së Bujanocit

Lëndë e këtij konkursi publik është shpërndarja e mjeteve të orientuara në vendimin mbi buxhetin e Komunës së Bujanocit për vitin 2019 edhe atë në shumë prej 9.500.000,00 dinarë në

pozicionin 196 “grantet për organizatat joqeveritare – klubeve sportive”, klasifikimi ekonomik 481. të Vendimit mbi buxhetin e Komunës së Bujanocit për vitin 2019, për realizimin e programeve vjetore dhe projekteve të organizatave sportive, me qëllim të realizimit të nevojave dhe interesave në sferën e sportit në territorin e Komunës së Bujanocit, në pajtim me Rregulloren mbi mënyrën e financimit, kriteret dhe procedurën e ndarjes së mjeteve organizatave sportive në Komunen e Bujanocit (në vazhdim të tekstit: Rregullorja).

Të drejtën e pjesemarrjes në konkursin publik për financimin e programeve dhe projekteve

e ka organizata sportive nga neni 3. i Rregullores e cila i përmbushë këto kushte:

– ta ketë selinë në territorin e Komunës së Bujanocit,

– të jetë themeluar në pajtim me dispozitat me të cilat rregullohet themelimi i organizatave në sferën e sportit,

– që programi ose projekti të realizohet në territorin e Komunës së Bujanocit dhe jashtë

teritorit të saj, me kusht që me aktivitetet e saja ta përfaqesojë Komunën e Bujanocit.

III.

Ekstrakti i plotësuar si duhet (kërkesa) me të gjitha fushat e plotësuara (Ekstrakti gjendet në faqen zytare të komunës së Bujanocit në internet – www.bujanovac.rs).

Vërtetimii mbi regjistrimin në ARE (origjinal);
Leximi elektronik i letërnjoftimit;
Vërtetimi se në cilën ligë / federatë garon (rangu garues, shkala e realizimit të programit sportive);
Numri i xhirollogarisë rrjedhëse dhe NIP i organizatës sportive;
Librezat e vërtetuara të çdo lojtari;

Afati për parashtrimin e fletëparaqitjes në konkursin publik është prej datës 05.02.2019 deri me 20.02.2019.
Fletëparaqitjen për konkurim mund ta merrni në uebfaqen e komunës www.bujanovac.rs, ose në notarinë e administratës lokale nr. 101.

Fletëparaqitja në konkurs krahas dokumentacionit përkatës i paraqitet Komunës së Bujanocit – Komisionit për sport, me shenjën:

„Fletëparaqitje për konkurs publik për financimin e programve vjetore dhe të projekteve nga sfera e sportit për vitin 2019 – të mos hapet”

  1. me letër rekomanduese në adresën: Komuna e Bujanocit – Komisionit për sport, 17520

Bujanoc, rr. Karagjorgje Petroviq nr. 115, ose

  1. drejtepersedrejti në Shkrimoren e Administratës komunale në Bujanoc.

KOMISIONI PER SPORT I KOMUNES SE BUJANOCIT

 

 

 

 / Më,                                                                                

05.02.2019                                                                                                 KRYETAR I KOMISIONIT

                                                                                                                                     Amir Xhaferi

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme