Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian po insistojnë se Kosova duhet ta heqë taksën ndaj mallrave serbe dhe boshnjake. Madje zyrtarë të Bashkimit Evropian kanë deklaruar për “Zërin” se do ta thërrasin një takim të nivelit të lartë sapo Serbia dhe Kosova të bien dakord për datën, agjendën dhe formatin e bisedimeve, shkruan Gazeta “Zëri”. Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Bashkimi Evropian (BE) edhe një herë kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta pezullojë taksën ndaj mallrave serbe dhe boshnjake, në mënyrë që, siç kanë thënë ata, të vazhdojë dialogu në Bruksel. Madje zyrtarë të Bashkimit Evropian kanë deklaruar për “Zërin” se do ta thërrasin një takim të nivelit të lartë sapo Serbia dhe Kosova të bien dakord për datën, agjendën dhe formatin e bisedimeve. “Pozicioni ynë për pezullimin e tarifave është i qartë. Ritmi, agjenda dhe formati i dialogut vendosen nga të dyja palët. Do ta thërrasim një takim të nivelit të lartë sapo Serbia dhe Kosova të bien dakord për datën, agjendën dhe formatin”, thuhet në përgjigjen për “Zërin” të Zyrës së BE-së në Prishtinë Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
A do të ndryshoj ora sivjet, ky është vendimi i fundit Ora do të ndryshoj sërish edhe pse ishte thënë se nga ky vit nuk …