Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Komunës së Prishtinës dhe PSD-së, Shpend Ahmeti e ka filluar ditën e tij me një padi në Gjykatën Themelore të Prishtinës, shkruan Gazeta Blic. Ai ka paditur ish- partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje. Ka thënë se arsyet e kësaj padie janë shpifjet e vazhdueshme që kjo parti i ka bërë në drejtim të tij. “Ushtrova padi ndaj VV- së për shpifjet e vazhdueshme që i kanë bërë. Ka të bëj me qumështin nëpër shkollat e Prishtinës. Këtë padi e kam ushtruar sepse ata e kanë shpallur vetën gjykatës edhe pse kanë qenë tërë kohën pjesë e furnizimit me qumësht. Sepse të gjitha këto furnizime që ata i kanë potencua janë bërë në kohën sa unë kam qenë në VV” tha Ahmeti. “Me rëndësi janë sulmet e vazhdueshme duke shpifur e duke mos pasur asnjë konsideratë për të vërtetën. Do të ishte mirë që kjo padi të shkojë prapa njerit të cilit i bën të gjitha këto shpifje. Me gjithëatë, ai e gjuan gurin dhe e fshehë dorën” tha ai. “Ne edhe sot tregojmë se të gjitha procedurat kanë qenë të hapura nuk e di se me çfarë logjike dikush mundet me buxhet me paracaktu me çfarë çmimi do të ofertojë. Është çmimi më i ulët i qumështit. Me të njëjtën logjikë do të thoja se Prizreni e paguan 20 cent më shumë sesa komuna e Prishtinës. I bej thirrje gjykatës që ta trajtojë sa më shpejt këtë rast. Këtë padi e kanë bërë disa njerëz që janë të njohur për hajni në VV dhe tash instrumentalizojnë për të na dëmtu neve”, deklaroi ai. Ai tregoi edhe emrin e personit i cili po fshihet prapa këtyre akuzave që i pari i PSD-së i bëri. “Albini. Unë e kam ftu në debat. Ama le të vije kryetari dhe të mos fshihet. Do të ishte mirë të ballafaqohemi për krejt temat. Edhe për qumësht edhe për qeverisje edhe për Devollët. Ama të flasim pastaj për të gjitha gjanat. Në çfarëdo televizioni, me çfarëdo moderatori i flasim krejt dhe i tregojmë se kush po rren në këtë mes” tha ai. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
BE-ja rindez “luftën” politike në Kosovë, shkëmbim i territoreve i mundshëm Deklarata e komisionarit, Johannes Hahn, se nëse palët dëshirojnë, shkëmbimi i mundshëm i territoreve …