Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë ka deklaruar se është çështje ditësh kur do t’i kenë votat për ta miratuar Projektligjin për demarkacionin me Malin e Zi. Haradinaj është shprehur optimist se agjenda e paraparë për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit do të kryhet, sipas tij një pjesë e punës ndodhi, siç është ndryshimi i Projektligjit nga Komisioni për Punë të Jashtme. I pyetur nga gazetarët se a kanë ndonjë marrëveshje me Listën Serbe, Haradinaj tha se beson se do të merren vesh edhe me komunitetet për të votuar marrëveshjen e demarkacionit. “Shyqyr jemi marr vesh shqiptarët, besoj do të merremi vesh edhe me komunitetet, me ato që kanë mbetur. Me rëndësi është që kjo zgjidhje përkundër faktit që është e kritikuar dhe shprehën ndryshime në këtë zgjidhje. Ka përmbajtje për korrigjim dhe korrektim ashtu siç parashihet. Besoj që kjo është ajo që na mundëson ta votojmë këtë marrëveshje, që ta votojmë të gjithë së bashku. Do të jetë çështje ditësh, besoj me votat e duhura”, tha ai. Haradinaj po ashtu tha se Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka vlerësuar se angazhimi i Kosovës është serioz për të përmbushur kushtet për liberalizimin e vizave. “Nuk vijmë me iu dhënë detyra as porosi, por ishte një vlerësim se angazhimi i Kosovës është serioz në dy temat që kanë me rëndësi për liberalizimin e vizave, pra ka të bëjë me ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e kufirit me Malin e Zi, dhe luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Që në të dyja të kishte besim, që ka përkushtim serioz dhe mund të pritet që me ratifikimin të kalojmë menjëherë me atë që dihet si proces i marrjes së vendimit liberalizimin e vizave”, tha ai. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë ndihmon Këshillin Kombëtar Shqiptarë Një lajm fantastik në shërbim të shqiptarëve nga Lugina e Preshevës 😊🙏! Këshilli i …