Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari Ragmi Mustafa dhe stafi i Këshillit Kombëtar Shqiptar pritën në selinë e KKSH-së në Bujanoc kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, z. Faik Nika dhe delegacionin e tij. Gjatë takimit kryetari Mustafa e njoftoi kryetarin Nika për sfidat dhe problemet me të cilat përballen shqiptarët e Luginës së Preshevës. Nga ana tjetër kryetari Nika falënderoi kryetarin Mustafa dhe stafin e tij për mikpritjen që i bënë këta të fundit. Pjesëtarët e stafit të KKSH u shprehën të gatshëm për fillimin e një bashkëpunimi në mes të dy Këshillave Kombëtare në fusha të ndryshme që janë kompetenca të këtij institucioni. Kryetari Ragmi Mustafa potencoi rëndësinë e fillimit të një bashkëveprimi të sinqertë me kryetarin Nika në konsumimin e kompetencave të siguruara me të gjitha konventat ndërkombëtare për të drejtat individuale dhe kolektive. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Liga e Kampionëve: Juventusi i Ronaldos synon ta tronditë Atleticon, Man City përballet me Schalken Sonte do të zhvillohen dy ndeshjet e radhës në kuadër të 1/8 të finales …