Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se dialogu Kosovë-Serbi është i pashmangshëm.

Sipas tij, ka ardhur koha për të lënë prapa armiqësinë, që ka prodhuar tragjedi në Kosovë.

“Nuk ka dyshim që nëse këtë vit nuk bëjmë marrëveshje, hyjmë në zonë të rrezikshme dhe destabilizojmë rajonin. Ne nuk mund të kemi garanci më të madhe se zotimi dhe fjalët e SHBA-së”, tha ai.

Sipas Thaçit, në Bruksel bisedimet nuk do të jenë të lehta. U shpreh i bindur se platforma për dialogun do të diskutohet dhe do të kalojë në Parlament.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme