Në programin e mëngjesit në një nga televizionet në Serbi, Presidenti Aleksander Vuciq, ka thënë se zyrtarët amerikanë dhe britanikë ia përkujtojnë se Kosova është shtet.

Sipas Vuçiqit, amerikanët dhe britanikët kanë kritika për Kosovën, por publikisht po e përkrahin.

“Sa herë që ulem në takime për të folur për Kosovën, amerikanët e britanikët na përmendin vendimin e Gjykatës Ndërkombëtar të Drejtësisë ku Kosova pranohet si shtet sovran e i pavarur. Po ashtu, kur flasim me diplomatët e Britanisë për Kosovën, ata kanë kritika, kurse në heshtje po e përkrahin” ka thënë Vuçiq.

Sa i përket zgjidhjes së çështjes së Kosovës, Vuçiq thotë se ndihet keq që kjo nuk do të zgjidhet sa të jetë ai president dhe se kjo do t’i mbetet për tu kryer nga gjeneratat e ardhshme.

Megjithatë, ai thotë se e ka kurajon dhe ka marrë besimin e qeverisë serbe të negociojë me Kosovën.

“Nuk kam shpresë se do të zgjidhet, megjithatë unë jam i gatshëm të bisedojë me Prishtinën sapo të hiqet taksa”, ka thënë Vuciq. /Express/

 

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme