Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka thënë se në zgjidhjen e problemit me Kosovën i rëndësishëm do të jetë rezultati që do të arrihet në fund, gjatë vizitës në Medvegjë citohet të ket thën që Medvegja dhe Sijarinska banja mbesin me Serbi.

“Unë dua që qytetarëve që jetojnë këtu me origjinë nga Kosova, t’u them që të mos shqetësohet, sepse rezultati dhe përfitimi në fund do të jetë i Serbisë”, shkruan Tanjug.

Sot Presidenti Aleksandar Vuçiç gjatë vizitës që po bën në  Medvegjë tha se Medvegja dhe Sijarinska Banja do të mbesin me Serbi dhe se shteti do të investojë më shumë para në atë pjesë të vendit.Në vizitën e tij në Medvegjë presidenti serb pritet të flasë edhe për mundësinë e bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën, si pjesë e marrëveshjes së mundshme për korrigjim të kufijve.

Një përgjigje për këtë e ka dhënë dje kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, duke potencuar se një ide e tillë nuk përkon asgjë me realitetin.

Ndër të tjera ajo ka thënë që Kosova nuk duhet të rrisë barrierat, dhe duhet t’i kthehet dialogut në Bruksel.

 

 

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme