Me rastin e shënimit të 27-vjetorit të referendumit të 1 dhe 2 Marsit të vitit 1992 ku shqiptarët e Luginës së Preshevës me mbi 98% u deklaruan pro “Autonomisë politike e territoriale më të drejtë bashkimi me Kosovën”, krytari i Këshillit Kombëtar Shqiptar me bashkëpunëtorë , ndau mirënjohje për Riza Halimin, Partisë për Veprim Demokratik , Ali Ahmeti, Partisë Demokratike Shqiptare , Ibrahim Kadriu, Shaip Duraku, “për kontributin e jashtëzakonshëm në organizimin dhe mbarëvajtjen e Referendumit të 1 dhe 2 marsit 1992.”

Këto mirënjohje u ndanë për kontributin dhe për sakrificën e tyre gjatë këtij organizimi që po dëshmohet edhe sot për vizionin dhe rëndësinë e një ngjarjeje që trasoi rrugën politike të shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Gjithashtu mirënjohje e thellë për gjithë ata burra e gra që morën mbi supe këtë përgjegjësi – ndryshe historia do të tallej me ne. Përkulje dhe falënderime të pafundme.

Sot, njëzet e shtatë vjetori i Referendumit të Luginës së Preshevës për “Autonominë politike dhe territoriale, me të drejtë bashkimi me Kosovën” shënohet në kohën e riaktualizimit të tij, në procesin e marrëveshjes së mundshme përmbyllëse midis Kosovës dhe Serbisë.

 

 

 

 

 

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme