Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr “Nuk jemi afër marrëveshjes me Kosovën sepse me të nuk bisedojmë”, ka thënë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq pas takimit të cilin e ka pasur mbrëmë me këshilltarët për punë të jashtme të Angela Merkelit. Ai ka thënë se zyrtarët gjermanë e kanë njoftuar se kanë kërkuar nga Prishtina t’i heqë taksat, mirëpo ai, siç ka thënë, nuk pret që Prishtina do ta bëjë këtë. “Pres që gjatë prillit do të bëhen disa përpjekje dhe lëvizje nga Bashkimi Evropian dhe se gjërat në terren do të ndryshojnë”, ka thënë Vuçiq. Siç ka thënë ai, nëse doni të bisedoni me dikë “nuk duhet t’i gozhdoni gjërat sepse pastaj është vështirë të nxirren gozhdët”. Vuçiq ka thënë se me zyrtarët gjerman ka biseduar për marrëdhëniet në mes të Beogradit dhe Prishtinës, taksat dhe platformën të cilën e ka miratuar Prishtina para disa ditësh. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kompanitë gjermane kërkojnë që lufta kundër virusit të lidhet me mbrojtjen e klimës Disa kompani të mëdha gjermane, përfshirë firmat “Bayer”, “Allianz”, “Puma” dhe “Deutsche Telekom”, kanë …