Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ardita Sinani është femra e parë që ka drejtuar Komunën e Preshevës për një periudhë rreth shtatë muaj. Ish-kryetarja e Komunës së Preshevës Ardita Sinani, ka thënë se Shqipëria dhe Kosova kanë bërë aq sa kanë mundur për shqiptarët e Luginës së Preshevës. korrigjimin e kufijve dhe bashkimin e mundshëm të Luginës së Preshevës me Kosovën. “Është momenti historik që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës pasi nëse nuk ndodh tash këto troje do të zbrazen nga shqiptarët”. Kryetarja e degës së PVD në Preshevë ka thënë se respekton shumë iniciativën e presidentit Hashim Thaçi për bashkëngjitjen e Luginës së Preshevës Kosovës. “Unë ju besoj institucioneve të Republikës së Kosovës dhe besoj shumë se bashkimi me Kosovën mund të arrihet”, tha ajo në RTV Dukagjini. Sinani ka folur edhe për figurat politike shqiptare. Ajo ka folur fjalë të mëdha për presidentin Hashim Thaçi duke thënë se ai ka ndjeshmëri shumë të madhe njerëzore për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Për kryeministrin shqiptar Edi Rama, ajo ka thënë se ka respekt shumë të madh dhe sipas saj ai është një patriot i vërtet. Është jashtëzakonisht për t’u vlerësuar. Mund të them se ka kohë që institucionet e shtetit shqiptar nuk kanë pasur një patriot të tillë”. Ish-kryetarja e Komunës së Preshevës ka thënë se shqiptarët në Preshevë janë të zhgënjyer me Albin Kurtin pasi që kanë pritur që ai të jetë shumë më i zëshëm për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovës. “Zotit Kurti nuk duhet t’i vijë keq për Zveçanin, Zubin Potokun dhe Leposaviqin. Lugina e Preshevës është një aset shumë i rëndësishëm”, tha ndër të tjera Ardita Sinani. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Angela Merkel, presidentja e ardhshme e Komisionit Europian?! “Ilsole24ore” shkruan se kancelarja gjermane Angela Merkel mund të synojë vitin e ardhshëm kreun …