Një gjë e pazakontë ka ndodhur në Shtëpinë e shëndetit  në Preshevë, ku drejtori i Shtëpisë së shëndetit Driton Salihu ka publikuar një fotografi të ish kryetarës së Komunës së Preshevës znj. Ardita Sinani ku shihet se zonja në fjalë ka shkuar për të kërkuar ndihmë mjeksore për familjarën e saj.

Me këtë publikim skandaloz është thyer çdo etikë profesionale në këtë institucion, është thyer “Betimi i Hipokratit” para të cilin çdo mjek është betuar.

“Shëndeti i pacientit tim do të jetë brenga ime më e madhe. Do t’i respektoj e do t’i ruaj fshehtësitë e atij që do të më rrëfehet. Në ushtrimin e profesionit ndaj të sëmurit tek unë nuk do të ndikojë përkatësia e besimit, e nacionalitetit, e racës, e politikës, apo përkatësia klasore”, pjesë nga Betimi i Hipokratit.

Me një drejtor të tillë i cilli përcjell pacientët nga kamerat e sigurisë e të cilat pamje i shpërndan në facebook, nga tani pacientët do të druajnë që të kurohen nga ky institucion pas cënimit të privatësisë që po i bëhet, po kjo nuk është më e keqja.

Më e keqja është se edhe pse nënat motrat dhe bijat Preshevare i’u gëzuan hapjes së maternitetit në Komunë të Preshevës, po të njejtat sot do të kenë frikë që lindjen e tyre ta kryejnë në këtë maternitet, si pasojë se edhe këto nëna do ti shikojë nga kamerat e sigurisë drejtori Driton Salihu dhe ndoshta të njejtat pamje do ti ruaj për ndonjë shantazh apo edhe për dëfrim të tij personal.

Shpresojmë që ky do të jetë rasti i parë dhe i fundit që ndodhin këto gjera të cenimit të privatësisë, por ky fenomen joprofesional në këtë institucion nuk mund të ndalet kur në krye të këtij institucioni qëndron ende i njejti drejtor.

 

 

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme