Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Veprimi i turpshëm i drejtorit të shtëpisë së shëndetit në Preshevë, Driton Salihut, i cili ka publikuar në facebook, pamje nga kamerat e sigurisë , ku shihet kryetarja e PVD-së në Preshevë, Ardita Sinani, me vjehërren e sëmurë, ka irituar së tepërmi edhe gratë preshevare, por edhe mbarë opinioni në Luginës dhe Kosovë. Zonjat preshevare kanë gjykuar veprimin e turpshëm të drejtorit Driton Salihu, veprim të cilin e kanë quajtur “kulmi i idiotësisë të udhëheqësve injorant” “Ky është kulmi i idiotësis i udhëheqësve injoranta që janë shtuar shumë në vendin tonë.Shtëpia e shëndetit është në shërbim për të gjithë qytetarët nuk është klinik private lutem që të vedijësohet ky person mos të cënoj edhe privatësin e qytetarëve .Turp! Marre!P.s pavarësisht statutit politik të cilin e posedon z.Sinani unë e përkrah si qytetare” – ka shkruar në facebook, aktorja e teatrit të Preshevës, Egzona Salihu. Drita Zymberi një intelektuale dhe aktiviste e shquar shqiptare në Gjermani, përveç që ka shpërnda, reagimin e kryetares Ardita Sinani, ajo ketë gjest të drejtorit Driton Salihu, e ka quajtur të turpshëm. “Udheheqësia e shtepise se shendetit publikon foto private te pacientve per interesa politike! – TURP” – ka shkruar Drita Zymberi në facebook, aktiviste e grupit Zonja e Luginës në Gjermani. “Institucionet publike e shëndetësore jane të gjithë qytetarëve të komunës së Preshevës…. shohim foto në mungesë të rrespektit, shkelje e etikës njerëzore, pa koment – Presheva nuk i ka pas këto elemente e sidomos për gjininë femrore, turp!” – ka shkruar në facebook, Ardita Saqipi, gazetare shumëvjeçare në Preshevë. Veprimi i drejtorit Driton Salihu, ka marrë jehonën më negative në Preshevë, me cenzurimin e privatësisë së një femre politikëbërërëse preshevare. Ndërsa ka pasur edhe shumë reagime nga mediat elektronike në Kosovë. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Pse Serbia po i fshin adresat e qytetarëve vetëm në Medvegjë ? Serbia po vazhdon t’i shkelë të drejtat e shqiptarëve në tri Komunat sidomos në …