Një shpifje allashqiprimçe si kjo

Nëse me të vërtetë do të mundte çdo qytetarë, aktivist partiak apo përfaqësues i një partie politike, qëllimshëm, ku të mrrij e kur të mrrij, t’i fakturonte faktura Komunës së Preshevës atëher kjo flet se si në faktë funksionon Komuna e Preshevës dhe në çfar gjendje është ajo.

Me këtë logjikë i bie që çdo qytetarë i Preshevës mundet të menaxhojë dhe nënshkruaj në emër të Komunës, që aty nuk dihet kush hanë e kush pin, kush shkruan e aq më pak nënshkruan.

Kumtesa e disa minutave më parë e Alternativës për Ndryshim në të cilën thuhet se përfaqësuesit e PVD-së kanë fakturuar një fakturë në llogarinë e Komunës së Preshevës dhe jo në atë partisë është sa mjerane aq edhe e ligë.

Në fotot e publikuara, në të cilën qëllimshëm janë mbuluar të dhënat bazë të Partisë për Veprim Demokratik, shihet qartë vula e partisë krejt në fund. Kjo i bie që llogaria është nënshkruar dhe vulosur në emër të Partisë dhe jo Komunës.

Se pse e njejta fakturë është regjistruar në Regjistrin qëndrorë të fakturave nën shifrën e Komunës së Preshevës dhe jo atë të PVD-së është çështje e restorantit në fjalë dhe jo e PVD-së.

Këtë e dijnë shumë mirë fabrikuesit e kësaj kumtese tendencioze dhe krejtësisht manipulative.

Duke tentuar të njollosin fillimisht të parin e PVD-së e më pastaj edhe të gjitha strukturat e saj për kinse keqpërdorim të buxhetit të Komunës së Preshevës me vlerë prej 3.000 apo 5.000 dinarëve dhe duke u munduar që me kësi shpifje e trillime të hutojnë opinionin publik, Alternativa për Ndryshim dhe Shqiprimi, edhe njëherë dëshmuan se përballë popullit dhe qytetarëve praktikojnë atë metodën ” kush fokusohet të shikojë buburrecin nuk do ta shohë asnjëherë elefantin”.

Fakturat e juaja prej “elefanti” nuk mund t’i paguaj PVD. Ato do të duhet t’i paguani vet. Para popullit dhe qytetarëve.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme